Vaksinimi në Izrael: Spitali i Tel Avivit mbyll repartin e fundit COVID

0
57

Spitali Ichilov në Tel Aviv njoftoi të hënën se ka mbyllur repartin e tij të fundit aktiv për trajtimin e pacientëve me COVID, pas një rënie të numrit të njerëzve të sëmurë rëndë në Izrael.

18 pacientët e fundit që ishin në Ichilov, kompleksi kryesor spitalor që shërben në Tel Aviv dhe zonën e tij metropolitane, janë zhvendosur në një kompleks specifik, shkruan Ynet News.

Izraeli po zvogëlon gjithnjë e më shumë masat kufizuese.

Qeveria gjithashtu miratoi “hapjen” e qiellit për fluturimet nga çdo destinacion.

Përmirësimi i situatës atribuohet suksesit të Izraelit në vaksinimin e shpejtë të popullsisë së tij. Izraeli ka një popullsi prej pak më shumë se nëntë milion.

Kur u pyet për kthimin në një rutinë krejtësisht normale, njeriu i parë i betejës izraelite kundër COVID, “mbreti i Coronës” – siç quhet ai, prof. Nachman Ash i tha Ynet News se “kjo do të ndodhë kur ata të arrijnë imunitetin e tufës, i cili është të paktën 7 milion të vaksinuar.

“Kjo do të thotë që edhe fëmijët do të duhet të vaksinohen. Shpresoj se kjo do të ndodhë gjatë verës. Ne jemi duke pritur për rezultatet e hulumtimit të Pfizer-it mbi çështjen e vaksinimit të fëmijëve,” tha Ash.

Kryeministri Benjamin Netanyahu vlerësoi këtë javë se deri në fund të prillit, e gjithë popullsia e rritur në Izrael do të vaksinohet.

Leave a Reply