Vaksina potenciale anti-COVID e “AstraZenecas” është e sigurt, vazhdojnë testimet

0
433
Foto: Ilustrim

Kompania farmaceutike “AstraZeneca” ka vazhduar testimet klinike për vaksinën kundër koronavirusit, pasi ka marrë dritën e gjelbër nga autoritetet e sigurisë, ka njoftuar kompania të shtunën.

Testimet e vaksinës eksperimentale, të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit, ishin pezulluar këtë javë pasi ishte shfaqur një sëmundje e pashpjegueshme te një prej pjesëmarrësve që kishte marrë pjesë në testime.

“Më 6 shtator, procesi i rishikimit ishte pauzuar për shkak të rishikimit për çështjet e sigurisë”, kishte thënë “AstraZeneca”.

Ajo tani ka njoftuar se pas rishikimit nga autoritetet britanike është vendosur që vaksina është e sigurt që të vazhdojë testimet në Britani.

Pacienti i përfshirë në studim kishte vuajtur nga disa simptoma neurologjike të lidhura me një çrregullim inflamator të shtyllës kurrizore.

“AstraZeneca”, me bazë në Cambrdige, ka thënë se më tutje s’do të japë informata shtesë.

Shumë kompani janë duke zhvilluar testime për vaksinën potenciale anti-COVID. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar “AstraZenecan” si një nga përpjekjet më serioze.

Deri tash, COVID-19 ka marrë jetën e më shumë se 916 mijë personave në gjithë botën.

Leave a Reply