Ushtroi dhunë psiqike ndaj gruas, arrestohet burri nga Studençani i Suharekës

0
261
Foto: Ilustrim

Një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Studenqan të Suharekës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, por i dyshuari për shkak se kishte pas urdhëresë të lëshuar nga gjykata është dërguar në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply