Ushtria e Kosovës angazhohet për shurjen e zjarreve në Gjakovë

0
16

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se për shkak të shpërthimit të zjarreve në komunën e Gjakovës, është angazhuar edhe ushtria e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe. Jam në kontakt me Kryetarin e Gjakovës dhe nga afër po e përcjellim gjendjen e krijuar”.

“Janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës. Po ashtu, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar”, shkruan Haradinaj.

Leave a Reply