Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekën në Prizren

0
46

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekën e Prizrenit.

Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe drejtorit të BKKPB z. Fazli Gajraku dhe drejtoresha e BP-së znj. Sahadete Sadikaj.

Në thelb të marrëveshjeve është shkëmbimi i botimeve bibliografike dhe shkencore, shfrytëzimin e resurseve institucionale, trajnimin në menaxhimin e bibliotekës, anëtarësimin e studentëve dhe mësimdhënësve si lexues, qasjen në mbi 700 mijë tituj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Pastaj organizimin e programeve dhe projekteve të përbashkëta, etj..

Palët e vlerësuan lartë arritjen e këtyre marrëveshjeve që shkon në interes të institucioneve posaçërisht studentëve dhe stafit të universiteti.

Leave a Reply