Ukimeri kërkon që operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve të Prizrenit të përkrahen me nga 5 mijë euro

0
634

Kuvendi i Prizrenit dje ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar propozim vendimi për lirimin nga pagesa e qerasë dhe taksave për bizneset në Komunën e Prizrenit për periudhën gjashtë mujore (mars – gusht 2020) për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Përveç kësaj pike, poashtu janë shqyrtuar dhe votuar edhe disa pika të tjera.

Ndryshe nga kjo, kuvendari nga radhët e PDK-së, Islam Ukimeri ka kërkuar që operatorët e transportit rrugon të udhëtarëve të Prizrenit të përfitojnë subvencionim direkt nga pesë mijë euro për secilin operator për të rifilluar mbajtjen e linjave.

“Të nderuar miq, ky është fjalimi im, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, të Kuvendit Komunal të Prizrenit ku ndër të tjerash kërkova që operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve të Prizrenit të përfitojnë subvencionim direkt me nga 5,000.00euro për secilin operator për të rifilluar mbajtjen e linjave.

Sot, dua të ngris, shqetësimin e operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve, të cilët që nga dita e parë e pandemisë COVID-19, e deri më tani, nuk kanë punuar fare.

Paradoksale është që asnjëherë të vetme, nuk është marr niveli lokal e as ai qendror, me operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve, të cilët janë arterie shumë e rëndësishme e ekonomisë së vendit tonë.

Prandaj, duke pasur parasysh që ekonomia pa transport nuk funksionon dhe duke e ditur gjendjen jo të mirë të transportuesve të udhëtarëve, të cilët për rreth 80 ditë nuk kanë punuar fare, dua të i’u njoftoj që transportuesit e udhëtarëve, kanë hasur në vështirësi të mëdha, për të rifilluar punën dhe për t’i mbajtur linjat e tyre, të cilët shpesh herë, nisen për në destinacionet e tyre pa asnjë udhëtarë.

Mos mundësia ekonomike e mbajtjeve të linjave, dëmton rëndë qytetarët e Prizrenit, të cilët nuk kanë alternativa të transportit, për të shkuar në: punë, shkolla, vizita mjekësore dhe nevojat e tjera të tyre.

Në qytetin e Prizrenit janë 30 operatorë të transportit rrugor të udhëtarëve dhe në cilësinë e anëtarit të Kuvendit Komunal, propozoj që: këta operatorë të subvencionohen me nga 5.000 euro, e që në total Komunës së Prizrenit, do t’i kushtoj 150.000 euro, për të i’u mundësuar, që të rifillojnë punën dhe t’i mbajnë linjat aktive, që t’i shërbejnë qytetarëve të komunës sonë dhe të rimëkëmbën 30 biznese, operatorë të transportit rrugor të udhëtarëve.

Kërkoj që kjo kërkesë e vogël ndoshta për komunën tonë, por shumë e rëndësishme për qytetarët udhëtarë dhe operatorët transportues, që ky subvencionim nga komuna të trajtohet me seriozitet dhe me urgjencë, sepse është shumë imediate, ndërsa në të kundërtën, këta operatorë ekonomik, do t’i ndalojnë linjat e tyre urbane-periferike, urbane dhe ndërurbane dhe qytetarët tanë, do të mbesin pa shërbime, ndërsa punonjësit e këtij sektori dhe familjarët e tyre, fatkeqësisht do të mbesin pa punë dhe pa të ardhura mujore”, ka thënë Ukimeri./04 Online

Leave a Reply