Ukaj e mohon kategorikisht: Nuk e kam kërcënuar dhe as fyer Vjosa Osmanin, policia po merret me rastin

0
96

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhavit Ukaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Faton Pecit, shefit të kabinetit të kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.

Peci në emisionin Info Magazine tha se Ukaj e kishte kërcënuar në mënyrë banale Osmanin.

Por, deputeti i LDK-së i ka mohuar pretendimet e tilla.

Ukaj tha se ngjarja vërtetohet duke i parë videot e Kuvendit.

“Deklarata ime është kjo: Që nuk është e vërtetë deklarata e z.Peci , e gjithë ngjarja vërtetohet me videot e Kuvendit. Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe do të vërtetohet ajo që kam deklaruar më herët dhe po e përsërisë prapë që nuk e kam fyer në asnjë rast të vetëm “New Sheriff” e lëre më me e kërcënuar, vetëm kam kërkuar sqarim së përse ajo në çdo seancë sulmon dhe nuk u jep të drejtë deputetëve të LDK-së, dhe për çfarë arsye kërkon të më largojë nga seanca me atë lloj gjuhe që më është drejtuar. Ajo ne krye te kuvendit esht me propozim dhe votat e deputeve te LDK-se, ndersa tani ne cdo here kundër LDK-së. Faleminderit per konsideraten dhe pune te mbarë” tha ai raporton Klan Kosova.

Leave a Reply