“UÇK nuk ka kryer gjenocid”: Veterani nervozohet dhe shan rëndë EULEX’in

0
536

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Kuka, i veshur në uniformë amerikane ka fyer rëndë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ai i revoltuar me bastisjet nga policë të EULEX-it dhe arrestimet që po bëhen nga ta, para objektit ku gjenden zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë me zë të lartë se UÇK nuk ka kryer gjenocid, teksa është dëgjuar edhe duke sharë EULEX-in dhe Evropën.

“UÇK nuk ka kryer gjenocid. F*ck you EULEX, f*ck you Europe”, ka thënë ai.

Kuka është një ish-ushtar i UÇK-së dhe është fytyra më e njohur që nga mbarimi i luftës, që tash e 22 vjet asnjëherë nuk mungon në tubimet që lidhen me luftën.Në çdo përvjetor Kuka qëndron i pari, duke valëvitur flamurin kuqezi dhe duke i prirë masës.

Kuka është nga qyteti i Ferizajt dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur në Kosovë nisi lufta, dhe pa hezituar fare iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos u ndarë kurrë më emocionalisht me të.

Në aksionin e sotëm të EULEX-it, është arrestuar kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati.

Leave a Reply