U mbajt takimi nismëtar i Projektit PRAXIS

0
365

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani mori pjesë në takimin nismëtar të Projektit PRAXIS.

Të pranishmëve iu drejtuan përfaqësuesit e CARITAS Kosova, Z. Mark Buzhala dhe Z. Alfred Pjetri, pastaj rektori Nimani dhe përfaqësuesi i QAKP Z. Don Robert Jakaj. Pjesëmarrës ishin përfaqësues të DKA-ve të komunave të Gjakovës  dhe Klinës ku  do implementohet ky projekt, Oda Ekonomike në Gjakovë, Drejtoria për Punësim etj. Ky projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe fondet IPA, menaxhohet nga ministria e Financave të Malit të Zi dhe implementohet nga Caritas Montenegro, QAKP Gjon Nikollë Kazazi – Gjakovë dhe Komuna Berane.

Rektori Nimani e mbështeti projektin PRAXIS duke ofruar hapsira dhe mbështetje me potencial njerëzor. Projekti Praxis ka për qëllim zvogëlimin e papunësisë të rinjve në Kosovë dhe Mal të Zi, krijimin e kushteve të favorshme për qasje më të mirë të tyre në tregun e punës, udhëzimin dhe informimin e nevojshëm për vendimmarrje dhe orientim në karrierë. Praktika dhe shkollimi janë mbështetja konkrete e këtij projekti që u mundëson të rinjve të jenë më konkurrues në tregun e punës.

Leave a Reply