Trump paralajmëron njohje të reja për Kosovën

0
441

Reagime të njëpasnjëshme ka bërë presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas marrëveshjeve me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një lajm i rëndësishëm.

Mes tjerash ai ka paralajmëruar edhe njohje të tjera do të ketë nga kombet islamike për të njohur Kosovën.

“Një ditë tjetër e shkëlqyer për paqen me Lindjen e Mesme – Kosova dhe Izraeli me shumicë myslimane kanë rënë dakord të normalizojnë lidhjet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Ju lumte! Më shumë kombe islamike dhe arabe do të ndjekin së shpejti!”, ka shkruar Trump në Facebook.

Leave a Reply