Tri aksidente me katër të lënduar në Prizren

0
410
Foto: Ilustrim

Tri aksidente kanë ndodhur dje në Prizren.

Katër persona janë lënduar.

Ata kanë marrë trajtime mjekësore.

Raporti i i plotë i policisë

• Rr. Rrushtë Kabashi, Prizren 08.09.2020-07:50. Ka ndodhë aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me ç’rast ngasësi i veturës se dyte ka pësuar lëndime të lehta i cili ka marrë tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar për në shtëpi.

• Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 08.09.2020-09:40. Ka ndodhë aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me ç’rast ngasësi i veturës se dyte ka pësuar lëndime të lehta i cili ka marrë tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar për në shtëpi.

• Te ura e autostradës Suharekë-Reshtan 08.09.2020-13:20. Ka ndodhë aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore, pasi që ngasësi i veturës se pare ka humbur kontrollin e drejtimit të veturës, me ç’rast ka dalur në shiritin e kundërt dhe ka goditur veturën e dyte dhe ngasësit e të dy veturave pësojnë lëndime të lehta për çka edhe kanë marrë tretman mjekësor, ku më pas ngasësi i veturës se pare dërgohet për tretman në spitalin e Prizrenit ndërsa ngasësi i veturës se dyte është liruar për në shtëpi.

Leave a Reply