Tre të vdekur e 43 raste të reja me COVID-19

0
383

Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 43 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 ka arritur në 607, ndërsa i të infektuarve në 14.882. 43 raste pozitive janë nga 664 mostra të testuara.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 239 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 12.188. Në total janë 2087 raste aktive.

Leave a Reply