Totaj viziton mërgimtarin e kthyer nga Italia që investoi në fermën e lopëve

0
292

Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj i shoqëruar nga anëtarë të shtabit zgjedhor dhe kandidatët për Asamble Komunale sot kanë vizituar Fermën e Arsim Berishës në Lagjen e Trimave, fermë e themeluar nga nje mërgimtar i kthyer nga Italia për të dhënë kontributin e tij në qytetin e tij.

“Vizita në fermën e Arsim Berishës, mërgimtarit që u kthye nga Italia të kontribojë për qytetin e tij. Ndonëse pa përkrahje nga qeverisja komunale, Arsimi, i cili së bashku me vëllezërit e tij janë të suksesshëm në sektorin e gastronomisë në shtetin italian, me shumë punë e përkushtim ka ngritur një fermë që tash posedon mbi 100 krerë lopë.

Në mandatin tim të ardhshëm katër vjeçar, zotohem se ndihma direkte për blegtorët nuk do të mungojë asnjëherë. Prandaj, do të themelojmë fondin e veçantë për blegtorët duke rritur financimin direkt për fermerët me synim të zhvillojmë ekonomikisht Prizrenin” ka thënë Totaj.

Leave a Reply