Totaj viziton bizneset, premton përkrahje direkte për bizneset e harruara nga komuna

0
374

Kandidati i PDk-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, kar vizituar disa biznese në zonën industriale.

Totaj ka thënë se me ardhjen e tij në krye të pushtetit lokal do t’i përkrahë të gjitha bizneset pa dallim.

“Me bashkëpunëtorë, takova disa nga bizneset e suksesshme të Prizrenit për të diskutuar nga afër rreth problemeve e sfidave me të cilat përballen. Në viziten tek Feplast, Prizren Commerce e Mobileria Muzbeg, shpalosa vizionin tim për një Prizren të zhvilluar, vibrant e me biznese stabile. Edhe kësaj radhe u përballa me keq qeverisjen e Haskukës.

Edhe pse e gatshme që shumë vite, udhëheqja aktuale e komunës nuk ka arritur të funksionalizojë zonën ekonomikë të Prizrenit. Pushtetarët e sotshëm nuk janë kujdesur për bizneset gjatë pandemisë. Por, ndryshimi po vie. Ne do ta përkrahim biznesin vazhdimisht. Me vendime konkrete do ta stimulojmë sektorin e biznesit e punonjësit”, ka thënë Totaj./04 Online

Leave a Reply