Totaj siguron mbështetjen edhe të Behgjet Pacollit në Prizren

0
74

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim Kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Totaj ka thënë se Prizreni e bashkon me të gjithë ata që dëshirojnë ta sjellin ndryshimin në këtë qytetet.

“Sot në Prizren prita edhe Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, me të cilin folëm për bashkëpunimin tonë në qeverisjen e Prizrenit nesër. Marrëveshja e jonë është parimore dhe e tillë do të jetë edhe qeverisja për të gjithë qytetarët, pa dallim. Prizreni na bashkon rreth ndryshimit që po vjen.”, ka thënë Totaj.

Në anën tjetër, Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se Shaqir Totaj është Kryetari për të cilin ka nevojë Prizreni sot.

“Prizreni ka nevojë për ndryshim dhe këtë ndryshim më së miri e prezanton Shaqir Totaj. Bashkë do të bëjmë punë të mira, me dinjitet e do ta zhvillojmë qytetin e Prizrenit.”, ka thënë Behgjet Pacolli.

Leave a Reply