Totaj – Shehut: Po e ç’vendosni fokusin nga mungesa drastike e performancës së pushtetit lokal tek zyret e partive politike

0
474

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i’u është kundërpërgjigjur Nënkryetarit të Prizrenit, Visar Shehu, pas deklarimit të këtij të fundit se ka së paku 6 muaj që PDK-ja e shfrytëzon objektin e selisë së tyre pa kontratë.

Totaj në reagimin e tij ka thënë qëllimi i Shehut është ç’vendosja e fokusit nga mungesa drastike e perfomancës së pushtetit lokal tek zyret e partive politike.

“I përkdheluri i kryetarit z, Haskuka, byllbyli i Komunes së Prizrenit z, Visar Shehu, përmes cicerimit ne facebook-un e tij, duke e c’vendsur pikën e fokusit nga mungesa drastike e performancës së pushtetit lokal tek zyret e partive politike (jo vetëm të PDK) edhe kësaj radhe përmes mjegullimit të realitetit po tenton të manipuloj opinionin publik.

Tandemi i anti talentave të Komunes që do të duhej përmes posteve të lidershipit që i mbajnë tu jepnin zgjidhje (jo vetëm) problemit të zyreve të partive politike, vazhdojnë që fajin për mungesë të performancës së Komunes në kontinuitet te kerkojnë diku tjeter !

Për fund një citat përkujtues – relaxues !

“Pushteti lokal është një kumar (loje pokeri) që mund të ketë pasoja katastrofike kur dështon”.

Joy Reid”, thuhet në reagimin e Kryetarit të PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj./04 Online

Leave a Reply