Totaj përmbyllë fushatën: Prizreni ka vendosur, ndryshimi po vjen

0
66

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka përmbyllur sonte fushatën e tij zgjedhore në një tubim madhështor.

Para qindra qytetarëve që ishin mbledhur sonte në mbështetje të tij dhe në prezencën e Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi e shumë bashkëpunëtorëve, Kryetari Totaj tha ndryshimi për Prizrenin po vjen dhe nuk ka asgjë që e ndalë.

“Gjithë kjo energji, gjithë ky potencial na dërgon vetëm në një drejtim. Në fitore sepse ndryshimi po vjen për Prizrenin.”, ka thënë Shaqir Totaj.

“Bashkë do t’ia kthejmë Prizrenit buzëqeshjen, shkëlqimin e zhvillimin. Të dielën ne do t’i themi po të ardhmes. E nesër bashkë do të qeverisim, për të gjithë qytetarët, pa dallim.”, ka thënë ai.

Kryetari Totaj ka thënë se vota të dielën nuk është votë për një person as për një parti, por për një qytet më të zhvilluar, më të mirë, me mundësi më të shumta për të gjithë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se ditët e qeverisjes depresive në Prizren po marrin fund sepse Shaqa po vjen.

“Shaqa po vjen që të bëhet Kryetar i shpresës dhe i rilindjes së Prizrenit të gjallëruar ashtu siç e meritojnë qytetarët e këtij qyteti historik. Fitorja e jonë në Prizren është fitore e qytetarëve. Është fitore e progresit mbi stagnimin. Kjo do të ndodhë me 14 nëntor. Prizrenasit nuk do ta tolerojnë edhe më tutje qeverisjen e papërgjegjshme.”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai ka thënë se Shaqir Totaj do të jetë Kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim.

“Shaqir Totaj është i qytetarëve, do të qeverisë me ta dhe në dobi të tyre.”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Prizren – Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka përmbyllur sonte fushatën e tij zgjedhore në një tubim madhështor.

Leave a Reply