Totaj në takim me gratë: Do ta rrisim në 50% përfshirjen e grave në qeverisjen e Prizrenit

0
50

Shaqir Totaj, kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, i shoqëruar nga deputetja Blerta Deliu Kodra, Kryetarja e Gruas Demokratike në Prizren Lumnije Rakaj, anëtarja e Kryesisë Qëndrore Luljeta Veselaj Gutaj dhe Shefi Shtabit Kujtim Gashi, në Lagjen Ortakoll, në orët e pasdites kanë zhvilluar një takim madhështor me gra profesioniste, me renome në Prizren e figura të shquara.

Në këtë takim, kryetari i ardhshëm Shaqir Totaj, është fokusuar për përfshirjen e një numri më të madh të grave në drejtoritë komunale si dhe në dikasteret në përgjegjësi. “Gratë e Prizrenit gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçarë të PDK-së në Prizren do të ketë përfaqësimin e duhur në të gjitha drejtoritë, në krye të drejtorive e diku në pozitat tjera udhëheqëse, e në çdo instutucion tjetër. Fuqia e gruas është e madhe, e fuqishme dhe mbi të gjitha e vlefshme, gratë e Prizrenit janë dëshmuar se janë të zonja që ta qeverisin vendin, ta udhëheqin biznese dhe ta përfaqësojë shtetin në nivelet më të larta ndërkombëtare. Andaj, për ta realizuar këtë fuqi të gruas, ne në PDK kemi planifikuar një fond të veçantë, përmes të cilit do t’i ndihmojmë gratë në realizimin e projekteve të tyre.”

Të pranishmet në këtë takim, kanë shprehur gatishmërinë që të angazhohen sa më shumë që vota e gruas të jetë vendimtare për fitoren e PDK-së.

Leave a Reply