Totaj në Has: Ndryshimi po vjen në Prizren

0
62

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka mbajtur sot një tjetër takim në Has me qindra qytetarë që ishin mbledhur për ta mbështetur.

Në këtë takim, Totaj ka thënë se Hasi është rreshtuar krahas ndryshimit, ashtu sikur të gjitha lagjet e fshatrat e Prizrenit.

“Hasi njëzëri është për ndryshim – ashtu siç janë të gjitha lagjet, fshatrat e qytetarët e Prizrenit. Kjo është fuqia e bashkimit për qytetin e të ardhmen tonë. Me këtë energji e entuziasëm do të qeverisim nesër e do ta bëjmë Prizrenin qytetin që të gjithë e duam.”, ka shkruar Totaj.

Njëkohësisht, ky ishte edhe takimi i fundit i Shaqir Totajt me qytetarë nëpër lagje të ndryshme, para tubimit përmbyllës që do ta mbajë sonte në orën 19:00, te parku i qytetit.

Leave a Reply