Totaj: Ne do të ndërtojmë Prizrenin që e ëndërruan dëshmorët tanë

0
264

Kandidati për Kryetar Shaqir Totaj së bashku me Shefin e Shtabit Kujtim Gashin dhe Kandidatët pë Kuvend Komunal sot kanë vizituar familjet e dëshmorëve. Pas këtyre takimeve Totaj u shpreh: “Dëshmorët janë historia e lavdishme e Prizrenit.

Në konakun e nderuar të familjeve Thaqi e Paluca, rikthyem kujtimet e bukura për heronjtë Përparim Thaqi e Pal Paluca. Kujtimi për ta është i gjallë e amaneti i tyre gjithnjë i vlefshëm. Fotografitë e dëshmorëve në rininë e tyre të varura në muret e shtëpive, dëshmojnë për pavdekësinë e tyre e të idealit për të cilën u flijuan. Ata janë të gjallë në zemrën dhe mendjen tonë.

Nuk ka dyshim që detyra e obligimi ynë është ta ndërtojmë Prizrenin e bukur siç e imagjinuan dëshmorët.”

Leave a Reply