Totaj: Ka keqmenaxhim me projekte

0
263

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, duke folur për problemet në këtë qytet, ka thënë se shumë prej tyre janë pasojë e keqmenaxhimit.

Ai në debatin zgjedhor në KTV, tha se kryetari Haskuka ka pasur qasje selektive në realizimin e projekteve.

Ka folur edhe për rregullimin e trafikut, në mandatin 4-vjeçar që synon ta fitojë më 17 tetor në zgjedhjet lokale.

“Do të bëjmë ridizajnimin e trafikut në qytet, ku do të përfshihen të gjitha vijat e trafikut urban, që përfshijnë të gjitha lagjet periferike të qytetit, rregullimin e çështjes së parkingjeve në qytet edhe krijimin e hapësirave të reja të gjelbra brenda unazës, qendrës së qytetit”, ka thënë Totaj./Koha.net

Leave a Reply