Totaj: Ende s’ka koalicion me LDK-në në Prizren, bisedimet po vazhdojnë

0
251

LDK, PDK, AAK e Nisma s’mjaftojnë për ta “kontrolluar” gjysmën e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Andaj, PDK po mendon për një koalicion me partner të fortë e afatgjatë, që nuk do t’i shkaktonte telashe gjatë mandatit qeverisës.

Lidhja Demokratike është opsion real, këtu duke marrë parasysh edhe “marrëveshjet e heshtura” mes partive respektive në qytetet tjera, duke përfshirë kryeqendrën, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, duket se jo gjithçka po shkon mirë në negociatat mes palëve.

Totaj, në një prononcim për GazetaBlic tha se momentalisht nuk ka marrëveshje për koalicion, por pohoi se bisedimet janë duke vazhduar.

“Për momentin nuk ka koalicion, kurse bisedimet janë duke vazhduar”, tha fillimisht Totaj.

Ndërkaq, sa i përket asaj nëse e kanë ndonjë drejtori të cilën s’e lëshojnë dot, kreu i ri komunal tha se nuk e kanë asnjë të tillë.

“Nuk ka poste nga të cilat nuk heqim dorë për të ndërtuar bashkëpunim përmbajtësor”, teksa përfundoi se pas certifikimit të zgjedhjeve do ta thërras edhe mbledhjen konstituive.

Kujtojmë se KQZ certifikoi sot rezultatin zgjedhor në Prizren.

Leave a Reply