Totaj: Do të i kthejmë investimet në fshatërat e Prizrenit

0
48

Banorët e Velezhës, që tashmë me praninë e tyre mbrëmë kanë dëshmuar se janë të vendosur që për zgjedhjet e 17 tetorit ta përkrahin në mënyrë masovike PDK-në. Gjatë takimit të Kandidat për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së z. Shaqir Totaj, i shoqëruar nga kandidati i kësaj zone z. Simon Veseli, banorët e Velezhës kanë potencuar një varg pakënaqësish rreth keq qeverisjes katër vjeçare të Mytahir Hasukës.

Kryetari i ardhshëm i Prizrenit z. Shaqir Totaj, pasi ka shpalosur në pika të shkurtëra programin zgjedhor të PDK-së për katër vitet e ardhshme ka veçuar angazhimin e tij në krye të komunës për t’i realizuar të gjitha kërkesat e qytetarëve. “Gjatë qeverisjes sime në mandatin e ardhshëm, do të jetë qeverisje së bashku me qytetarët. Ne do të jemi të hapur për të gjithë qytetarët dhe se do t’i bëjmë realitet të gjitha kërkesat e qytetarëve.
Velezha dhe fshatrat përreth do të jenë në fokusin e zhvillimit të ardhshëm katërvjeçar.”

Ndërsa kandidati i kësaj zone Simon Veseli, pasi ka përmendur një varg shkeljes të pushtetit aktual, ka shtuar se Komuna e Prizrenit e ka neglizhuar punën e përfundimit të punimeve në shkollë. Për katër vite e ka bllokuar punën e nisur nga PDK-ja dhe dy javë para ditës së zgjedhjeve e ka përfunduar punën në mënyrën më të keqe dhe në mënyrë tinzare e ka prerë shiritin. Kjo pse nuk ka pasur fytyrë të përballet me qytetarët. Ne në mandatin e ardhshëm do të jemi zëri dhe shpresa juaj. Andaj ju ftoj që të dilni në votime dhe të votoni për kryetarin Shaqir Totaj dhe për mua, ka përfunduar Siman Veseli.

Leave a Reply