Totaj dhe Krasniqi: Prizrenin pak ditë e ndajnë nga ndryshimi

0
85

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kanë vizituar sonte nëndegë të shumta të PDK-së në Prizren.

Gjatë këtyre takimeve, Kryetari Totaj ka thënë se gjithandej nëpër qytet po shihet mobilizim, entuziasëm, përkrahje e shpresë për ndryshimin që po vjen.

“Aktivistë e qytetarë janë bërë bashkë më shumë se asnjëherë për fitoren tonë të madhe. Prizreni ynë historik, me trashëgimi kulturore të pasur e qytetarë që e duan qytetin e tyre, meritojnë dhe do të kenë qeverisje më të mirë, pa dallim. Bashkë për Prizrenin – Bashkë për Ndryshimin!”, ka thënë Totaj.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se entuziazmi i qytetarëve të Prizrenit për ndryshim të qeverisjes degraduese në këtë komunë po vërehet në çdo lagje e fshat.

“Atmosferë mobilizuese mbizotëroi edhe në takimet e sotme me qytetarë, aktivistë e përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës, ku të gjithë, pa dallim, janë bërë bashkë për fitoren e Shaqir Totajt, më 14 nëntor. Me Shaqën kryetar të Prizrenit, kryeqytetit tonë historik e kulturor do t’i rikthehet dinjiteti, ndërsa qytetarëve të kësaj komune shpresa e perspektiva.”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply