Totaj dhe Krasniqi në takim me gratë e Prizrenit: Bashkë drejt fitores

0
74

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar sot në një takim madhështor gratë e Prizrenit.

Në këtë takim, ku pjesëmarrëse ishin qindra gra të qytetit, Totaj tha se gratë do të jenë pjesë kryesore e vendimmarrjes në qeverisjen e tij.

“Takim i jashtëzakonshëm me gratë e Prizrenit, të cilat do të luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin që po vjen në qytetin tonë. Si Kryetar i Prizrenit, qeverisja ime do ta ketë në qendër mbështetjen e tyre dhe përfshirjen në vendimmarrje.”, ka thënë Totaj.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Shaqir Totaj nuk është vetëm kandidat i PDK-së, por i të gjithëve qytetarëve të Prizrenit. Krasniqi ka thënë se në katër vitet e fundit është ndalë ora për Prizrenin dhe Shaqa është i vetmi që mund ta rinisë atë.

“Shaqa do të bëjë bashkë të gjithë Prizrenin për ta sjellë ndryshimin e nevojshëm në këtë qytet. Të gjithë e dimë si është qeverisur Prizreni në katër vitet e fundit, prandaj është e rëndësishme që secili të bëjë maksimumin e tij që Prizreni të ketë një Kryetar si Shaqa, që do të qeverise pa dallime.”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply