Toska: Kam qenë nëshkrues i kërkesës për thirrje të mbledhjes së Kuvendit e jo për shkarkimin e Kryetarit të Klubit

0
111

Pas lajmit të publikuar në disa medie se janë mbledhur 31 nënshkrime për shkarkimin e Kryetarit të Klubit “Liria”, Ilijaz Ilijazi, ka reaguar edhe anëtari i Kuvendit të këtij klubi, Nehari Toska.

Siç ka sqaruar përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘facebook’, Toska kishte nënshkruar për thirrje të mbledhjes së Kuvendit dhe jo për shkarkimin e Kryetarit të Klubit. Si rrjedhojë, Toska, ka thënë se nënshkrimi i tij është keqpërdorur.

Sqarimi publik i Nehari Toskës:

“Sqarim publik lidhur me lajmet për kërkesën e shkarkimit të kryetarit të KF. Liria

Nehari Toska anëtar i Kuvendit të KF. Liria,
duke u bazuar në lajmet që janë duke qarkulluar nëpër media dhe rrjete sociale, sqaroj opinionin publik se kam qenë nëshkrues i kërkesës për thirrje të mbledhjes së Kuvendit e cila kërkesë ka qenë iniciativë e disa anëtarêve tjerë të kuvendit të KF Liria.
Sipas statutit te KF. Liria është e përcaktuar që kuvendi i Klubit të ketë mbledhje së paku dy herë në vit. Ndërsa Kuvendi i K.F. LIRIA mbledhjen e fundit e ka mbajtur me dt. 04.07.2018. Që nga kjo datë kanë kaluar mbi një vit dhe Kuvendi i Klubit nuk ka mbajtur asnjë takim të vetëm.
Mirëpo, sot u informova nga mediat lokale, se në kërkesën për mbajtje të mledhjes së kuvendit, përveç disa fakteve për asryset e mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme është propozuar një pikë e rendit të ditës, shkarkimi i i Kryetarit të Klubit të Futbollit “LIRIA”.
Unë, jam nënshkrues i kërkesës për mbledhjen e Kuvendit por jo edhe të pikës së rendit të ditës. Prandaj deklaroj publikisht që në këtë rast nënshkrimi im është keqpërdorur.
Këtë keqpërdorim do ta demantoj në Kuvendin e Klubit”, thuhet në sqarimin publik të Nehari Toskës, anëtarë i Kuvendit të KF “Liria” në Prizren./04 Online

Leave a Reply