Tolaj: Furnizimi me dhjetëra mijëra vaksina kundër COVID-19 nuk do të ketë ndikim në ecurinë e pandemisë

0
53

Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e vetme në rajon që nuk është furnizuar me vaksinat kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

Për këtë, infektologu Ilir Tolaj ka thënë se Kosova është dashur të fillojë kontaktet mëherët me prodhuesit e vaksinave.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se sigurimi i kufizuar i vaksinave, rrjedhimisht sigurimi i vetëm dhjetëra mijërave vaksinave nuk mund të ketë ndikim në ecurinë e pandemisë.

“Është ditur që COVAX është mekanizëm që i ka prioritet vendet më të varfëra se Kosova. Është bërë gabim sepse autoritetet qeveritare të Kosovës është dashur më herët të fillojnë kontaktet me prodhuesit e vaksinave në mënyrë që ta zënë rendin, ose të bëjnë kontakte me vende të fuqishme në mënyrë që të sigurojnë qindra mijëra vaksina. Sigurimi i vaksinave në numër të kufizuar nuk ka ndikim në ecurinë e pandemisë”, ka thënë ai.

Tolaj është shprehur se i ka rekomanduar autoritetet që të mbajnë kontakte edhe me prodhues tjerë të cilët mëherët nuk i kanë pasur të licencuara vaksinat, në mënyrë që vendi të furnizohet mëherët, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ai ka thënë se sa shpejtë të sigurohen vaksinat, aq më i madh do të jetë impakti në ecurinë e pandemisë.

Leave a Reply