Theret me thikë një person në Prizren

0
561
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është dërguar në emergjencën e Prizrenit i lënduar nga mjeti i mprehtë thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në Prizren, të dielën rreth orës 22:00.

Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka bërë të ditur se ende nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

Leave a Reply