Thaçi: Trafikimin e qenieve njerëzore, mund ta luftojmë vetëm duke bashkëpunuar me BE-në

0
355

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Ai ka deklaruar se Kosova ka arritur të krijonte infrastrukturë ligjore që lufton trafikimin e qenieve njerëzore.

“Duhet të bashkëpunojmë me vendet fqinje dhe BE-në që të parandalojmë trafikimin. Kosova shihet se ka bërë progres, ka ndryshuar edhe kodin penal”, ka thënë Thaçi.

Ai tha se edhe Gjykata Supreme, ka miratuar udhëzime të reja për rastet e trafikimit, transmeton IndeksOnline.

“Kosova i është mirënjohëse Bashkimit Evropian për parandalimin e trafikimit me qenien njerëzore. Trafikimin mund ta mundim vetëm duke bashkëpunuar”, ka thënë presidenti.

Leave a Reply