Thaçi: Kurti erdhi me yryshin për të më shkarkuar, po largohet më shpejtë se unë

0
376

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, komentoi kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se kreu i shtetit duhet të japë dorëheqje.

Thaçi tha se Kurti erdhi në pushtet për ta larguar atë, por se po i dalin fjalët e tij se kryeministri do të largohet më shpejtë se ai.

“Ai ka ardhur me yryshin për shkarkimin e presidentit, por pata deklaruar edhe në atë kohë se ai ka më shku më shpejtë se presidenti”, tha Thaçi, ndërsa shtoi se Kurti duhet të përballet me drejtësinë për atë që ai e quajti “aktivitete kriminale”.

Thaci përsëriti edhe sot se kryeministri në largim Albin Kurti pas ndëshkimit nga deputetët ka bërë dy shkelje të kushtetutës dhe është uzurpues i zyrës së kryeministrit pas shkarkimit nga Kuvendi i Kosovës.

“Kurti i shkarkuar e ndëshkuar nga deputetët nuk mund ta quajmë ndryshe veç si uzurpator”, tha Thaçi.

Sa i përket dialogut, presidenti tha se Kosova duhet të jetë në javët e ardhshme gatshme, por as kush nuk mund ta caktojë javën se kur mund të rifillojë dialogu me Serbinë.

Këto komente presidenti i vendit i bëri gjatë një vizite në Odën Ekonomike të Kosovës.

Leave a Reply