Thaçi: Dy dekada më parë hapëm zemrat për ushtarët britanikë, sot luajmë bashkë në kualifikimet për evropian

0
32

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke përcjellë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin A për Euro 2020 ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka thënë se dy dekada më parë vendi ynë hapi zemrat për ushtarët britanikë, ndërkaq sot luajmë bashkë.

“Të gjithë jemi me mendje dhe me zemër në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shijuar spektaklin sportiv që po na ofrojnë Kosova dhe Anglia. Dy dekada më parë i patëm hap zemrat për ushtarët britanikë. E sot po luajmë bashkë në kualifikimet për evropian”, ka shkruar Thaçi.

Leave a Reply