Thaçi: Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare

0
491

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe zbardhjen e të gjitha krimeve që i kanë kryer në Kosovë.

Shkrimi i tij:

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve kujtojmë 1647 qytetarët tanë të pagjetur. Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre.
Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë.
Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre. Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje. HTH

Leave a Reply