Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

0
306
Foto: Ilustrim

Tetë persona kanë vdekur dhe 345 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Këto të dhëna kanë dalë nga 3.208 mostra të marra.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763.

Leave a Reply