Tetë të vdekur e 767 raste të reja me COVID-19, 4 të vdekur në Prizren

0
514

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Kosovë kanë vdekur tetë pacientë si pasojë e COVID-19, ndërsa janë shënuar 767 raste të reja.

Rastet pozitive kanë dalë nga 2178 mostra të kryera.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Leave a Reply