Tërmet i fuqishëm në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

0
386

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës rihter goditi Maqedoninë e Veriut. Lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.

Mësohet se tërmeti kishte si epiqendër fshatin Leunovë, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.

Sipas raportimit të mediave atje deri tani nuk ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës si në Prizren, Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.

Leave a Reply