Tensionet e ditëve të fundit në koalicion – takohen Mustafa, Haradinaj e Limaj

0
464

Pas disa përplasjeve që i kanë pasur partnerët e koalicionit, sot në njërin nga hotelet e Prishtinës janë takuar kreu i LDK’së, Isa Mustafa, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Askush nga zyrtarët e partive nuk ka treguar për agjendën e takimit, mirëpo dihet se raportet në koalicion janë në një krizë.I gjithë mospajtimi, siç u raportua në media me paraqitje të zyrtarëve, nisi kur Ramush Haradinaj paraqiti kandidaturën për president, të cilën gjë e kundërshtoi LDK-ja. Më pas, kundërshtia mori tjetër nivel kur AAK-ja paralajmëroi dorëheqjen e ministrave në kohën kur delegacioni shtetëror po takohej me presidentin amerikan, Donald Trump.

Leave a Reply