Tejeci: Partitë e mëdha në Prizren kanë kopjuar programin tonë politik

0
329

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka akuzuar partitë e mëdha në Prizren për kopjimin e programit të tyre politik të shpalosur për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Tejeci ka thënë se përkundër kësaj, ndihet krenar që projektet e AKR-së janë vlerësuar edhe nga subjektet tjera politike.

Postimi i plotë:

Ne si AKR duke shpalosur programin tonë në media, portaleve ,dhe qytetareve ,i cili program është punuar nga shumë eksper të fushave caktumë ,por ku program tani është kopjuar nga partit kryesisht të mëdha .
-Si për Rrugën Adem Jashari ku është planifiku ndertimi i 25 lokale Zejtare.
-Zona e lirë për këmbësoret me gjatësi 300met nga Hamami deri te Xhamia e Levishës (Shtëpisë bardhë)
-Lokacioni i Stadiumit ndihmës është i përshtatshëm për ndertimin e parkingjeve 350 vetura ndersa mbi te do te ndertohet stadiumi ndihmës dhe do te menagjohet nga klubi Liria një ndihmes për sportistet.
-Komunikacioni duhet te zhvillohet në dy drejtime duke filluar nga Marashi deri te udhëkryeqi i Tabahane -para gjykatës komunale.
Ne si AKR ndihemi krenarë, dhe jemi mirënjohës ndaj partive tjera që kanë kopjuar idetë dhe programin e AKR -së për një Prizren më të mirë #ME JU ,PËR JU#
AKR 149

Leave a Reply