Të premten konstituohet Kuvendi i Prizrenit, Hanefi Muharremi pritet ta udhëheqë mbledhjen

0
303

Më 10 dhjetor është paraparë mbajtja e mbledhjes konstituive e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Në këtë seancë, e cila është solemne, kryetari i ri i zgjedhur, Shaqir Totaj dhe kuvendarët e ri pritet të bëjnë betimin e tyre.

Bazuar nga praktika e mëparshme, kuvendi më i vjetër do ta drejtoj mbledhjen e parë konstituive, e i cili pritet të jetë Hanefi Muharremi nga LDK-ja.

Ju kujtojmë se grupi më i madh i kuvendarëve është ai i LVV-së me gjithsejt 12 kuvendarë, për të vazhduar me PDK-në me 11, LDK-ja me 7, AAK-ja me 3, Nisma me 2, kurse minoritetet kanë 6 kuvendarë./04 Online

Leave a Reply