Të premten deputetët mblidhen sërish në Kuvend, Osmani tregon disa nga pikat që do të shqyrtohen

0
376

Të premten deputetët do të mblidhen sërish në Kuvendin e Kosovës. Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që të premten pasdite të ketë seancë të Kuvendit ku do të shqyrtohet propozim-amandamentipër përfshierjen e Konventës së Stambollit në kushtetutën e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kryeparalajmentarja Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas mbledhjes ka njoftuar se paraprakisht, në mëngjes do të shqyrtohen sërish çështjet e papërfunduara, të mbetura nga seancat e kaluara, siç është edhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike dhe ai për mbrojtjen e vlerave të luftës.

“Ne do të kemi sërish seancë këtë të premte. Fillimisht në mëngjes do t’i trajtojmë pikat e papërfunduara Janë tri-katër pika.. Pastaj pasdite do të kemi seancë të re, ku përpos pikave të zakonshme, do të kemi shqyrtimin e një propozim-amandamenti kushtetues që është përfshirja e Konventës së Stambollit në kushtetutën tonë, e që ka të bëjë me barazinë gjinore”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se do të jetë hap i madh nëse 2/3 e deputetëve do të japin miratimin për kalimin e këtij propozim-amandamenti.

“Do të jetë hap i madh drejt krijimit të një baze më të fuqishme kushtetuese drejt barazisë gjinore dhe shpresoj shumë në përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Osmani.

Leave a Reply