Tani mund të vaksionoheni edhe në Galeria Shopping Mall – Prizren

0
223

Përveç imputit të dhënë në kampanjat kundër përhapjes së COVID-19 dhe thirrjes për vaksinim, ofrimit të një ambienti të sigurtë për vizitorët, kësaj radhe qendra GALERIA në Prizren ne koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë krijon hapësirë për qendër mobile vaksinimi duke kontribuar për shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit të gjerë.

Ndërsa që nga periudha pandemike Galeria Shopping Mall vazhdon të operojë në përputhshmëri me rregullat dhe masat parandaluese të ndërmarra nga organet kompetente të shëndetësisë.

Galeria Shopping Mall në Prizren ofron hapësirë për qendër mobile të vaksinimit e cila do të jetë hapur nga data 6 nëntor, prej orës 12:00 – 20:00.

Vaksinimi në këtë qendër mobile në Galeria Shopping Mall do të realizohet pa termine dhe pa dallime vendbanimi, dhe si rrjedhojë kjo ndikon pozitivisht në përshpejtimin e procesit të vaksinimit me dozat e para.

Ndërsa vaksinimi i grup moshave 12-18 vjeç bëhet vetëm me vaksinën PFIZER dhe në prezencën e prindit/ kujdestarit ligjor dhe vetëm me kërkesë dhe vullnet të prindit apo kujdestarit ligjor.

Bazuar në informacionet e fundit të publikuara nga shumë shtete dhe MSH, efektet anësore janë të papërfillshme krahasuar me benefitet nga vaksinimi.

Andaj ne inkurajojmë të gjithë qytetarët në veçanti prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Leave a Reply