Takohen Kurti e Osmani, kandidatja për presidente i uron detyrën e re

0
298

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot në zyrën e tij, deputeten e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Në këtë takim Osmani e uroj Kurtin për detyrën e re.

“Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, znj.Vjosa Osmani.

Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.

Kryeministri Kurti e falënderoi Osmani dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply