Takohen Haskuka e Muharremaj, flasin për disa projekte që mund të realizon mes dy komunave

0
460

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka pritur në takim Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj.

Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave.

Haskuka e Muharremaj poashtu kanë biseduar edhe për gjendjen aktuale të shkaktuar nga COVID-19, të cilët janë zotuar për bashkëpunim sa më të ngushtë rreth menaxhimit të pandemisë.

Si rrjedhojë, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka ofruar bashkëpunim ndërinstitucional për të realizuar më të mirën për qytetarët e të dy qyteteve.

“Sot u takuam me Kryetarin e Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, ku biseduam për projektet e ardhshme në shumë drejtime, të cilat mund të ndodhin mes dy komunave tona.

Angazhimi dhe përpjekja jonë e përbashkët është edhe më tutje, në masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Unë e kam ofruar bashkëpunimin ndërinstitucional, që së bashku ta realizojmë më të mirën për qytetarët tanë”, ka thënë Muharremaj./04 Online

Leave a Reply