Takimi Vitia-kryetarët e komunave/ Vetëm Prizreni ishte pro mbylljes totale, të tjerët e kundërshtuan

0
308

Sot është zhvilluar takimi virtual mes ministrit, Arben Vitia me disa kryetarë të komunave.

Siç mëson Indeksonline, në këtë takim ishin vetëm 6 kryetarë të komunave dhe 11 zyrtarë tjerë komunal.

Tutje, Indeksonline mëson që në këtë takim vetëm komuna e Prizrenit e ka përkrahur propozimin që të ketë mbyllje totale për 12 ditë.

Përfaqësuesit e komunave tjera kanë kundërshtuar këtë propozim të Arben Vitisë.

Me masat e reja që pritet të merr Arben Vitia, do të ketë mbyllje 12 ditore, por ende nuk është vendim definitiv.

Muajt e fundit, sidomos që nga përfundimi i zgjedhjeve, rastet me Covid 19 dhe numri i rasteve është rritur shumë.

Leave a Reply