Takimi i nxehtë i LDK-së, shkak emri i Driton Selmanajt

0
580

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kandidati për kryeministër të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, prezantuan të martën emrat e ministrave për kabinetin qeveritar të këtij të fundi nga LDK-ja, por brenda në takim nuk munguan pakënaqësitë.

Siç merr vesh Gazeta Infokus nga burimet brenda takimit, debati u nxeh kur në rend erdhi emri i Driton Selmanajt për zv.kryeministër, për çka pati shumë pakënaqësi nga ana e një pjese të madhe të kryesisë së partisë.

Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve të jo pak anëtarëve të kryesisë, Selmanaj me ndihmën e kryetarit Mustafa dhe pretendentit për shef qeverie, Avdullah Hoti, ka arritur të propozohet për paotin e të dytit në qeverinë e këtij te fundit, nëse ajo merr votat e nevojshme në seancën e nesërme të Kuvendit.

Po ashtu nga ky burim, Gazeta Infokus merr vesh se një telashe tjetër gjatë këtij takimi të parisë së LDK-së ka qenë edhe emri i kandidatit për ministër të Shëndetësisë. Fillimisht ishte folur për emrin e infektologut, Valbon Krasniqi, por gjatë diskutimeve është vendosur që në krye të këtij dikasteri të mos emërohet një mjek, por një person me bagazh dhe përvojë ekonomike e menaxheriale, ku janë përmend disa emra të zyrtarëve të lartë të LDK-së.

Por, sipas këtij burimi, duket se me këto propozime nuk është pajtuar Hoti, çka ka sjellë edhe një takim të veçant të kryetarit Mustafa me nënkryetarët e partisë.
Pas këtij takimi, me kërkesë të Hotit është vendos që Besian Mustafa te vazhdoj të mbetët ministër i Bujqësisë, dikaster që e drejton edhe tash si pjesë e kabinetit Kurti, ndërsa në krye te Ministrisë së Shëndetësisë të emërohet Armend Zemaj.

Pas takimit, ka qenë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti dhe shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi ata që kanë dala para mediave për t’i kumtuar emrat e ministrave të kabinetit Hoti.

E ata janë:
Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike
Hikmete Bajrami, Ministre e Financave
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës

Ndërsa, ish-analisti politik që iu bashkua LDK-së e i cili më pas mori votat për deputet, u shpërblye nga kjo parti me postin e zëvendëskryeministrit./Gazeta Infokus

Leave a Reply