Takimi i liderëve të koalicionit qeverisës, Zafir Berisha: Po takohemi për t’i koordinuar punët në Qeveri

0
473

Nesër (e enjte), do të mbahet takimi i liderëve të partive në koalicionin qeverisës me kryeministrin Avdullah Hoti.

Zafir Berisha, zëvendësministër i Punëve të brendshme, ka thënë se ky takim është në vazhdën e koordinimit për një qeverisje, sa më efektive.

“Takimet janë normale, ndoshta edhe paksa të rralla për rrethanat politike që gjendet Kosova, veçanërisht mes partnervëve të koalicionit, por edhe të partive tjera politike edhe të opozitës”.

“Limaj ka pasë takime të vazhdueshme për çështje të caktuara që lidhen edhe me qeverisjen, por edhe me zhvillimet politike; veçanërisht me takimet e paralajmëruara për bisedimet me Serbinë. Besoj që ka shumë çështje për t’u diskutuar, pasi opinioni nuk po informohet drejtë lidhur me mendime të ndryshme, që mund të ekzistojnë mes subjekteve politike brenda koalicionit”.

“Sepse, ne që jemi në koalicion nuk nënkupton që jemi një subjekt politik. Edhe ky takim, është në vazhdën e koordinimit për një qeverisje sa më efektive”.

Berisha në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që kriza e koalicionit aktual qeverisës, “nuk është e atij niveli që të rrezikohet funksionimi normal i qeverisjes dhe vendi të shkojë në zgjedhje”.

“Me kontakte dhe takime përafrohen qëndrimet. Mendoj që kryeministri Hoti është bartësi i politikave të qeverisë dhe i takon atij që të koordinohet shpesh edhe me partnerët e koalicionit. Kur është në pyetje çështja e Kosovës, Hoti duhet të përpiqet që të koordinohet edhe me partitë opozitare”.

Leave a Reply