Suspendohen dy komandantë të Policisë nga Prizreni!

0
442
Foto: Ilustrim

Dy zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga detyra e tyre zyrtare.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për komandantin e Stacionit “Alfa” në Prizren, Qamil Kroni si dhe komandantin e nën stacionit të Zhurit, Zyber Susuri.

Suspendimi i majorit dhe rreshterit ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Komandantët e PK-së dyshohet se kishin ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Të njëjtit raportohet se bënë “prekën” një tiketë trafiku, madje duke ia ndryshuar vlerën e gjobës së saj.

Lidhur me këtë rast ishin të informuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës si dhe Prokuroria e Shtetit.

Leave a Reply