Sulmohet fizikisht Imami i fshatit Buzez nga persona të paidentifikuar

0
490

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme Imami i Xhamisë së fshatit Buzez të komunës së Dragashit është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar këtë e ka bërë të ditur për opinionin publik Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash raporton televizioni Opoja.

Siç thuhet në deklaratën e lëshuar nga KBI në Dragash Imami Samir efn.Halimi gjatë shkuarjes në xhaminë e fshatit për të thirrur Ezanin e Sabahut në orën 4:05 të mëngjesit është sulmuar nga persona të paidentifikuar.

Përgjatë kontrolleve mjekësore janë konstatuar lëndime të rënda trupore tek Imami efendi Samir Halimi.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash e denon rend këtë akt ndaj Imamit në fjalë si dhe fton organet kompetente të merren me zbardhjen e ketij rasti.

Leave a Reply