Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Ambasada amerikane: Përjetësisht mirënjohës Kosovës për angazhimin në luftën kundër terrorizmit

0
234

Në përkujtim të sulmeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Kosovë janë shënuar disa aktivitete.

Për sulmet e 11 shtatorit në SHBA është deklaruar sot edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, duke thënë se SHBA-të mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës dhe partnerëve të tjerë të angazhuar në luftën kundër terrorizmit.

“Njëzet vjet më parë sot, terroristët vranë gati 3,000 burra, gra dhe fëmijë nga 90 vende në një sulm të paparë në tokën amerikane. Ndërsa mbajmë zi për të humburit dhe nderojmë sakrificat e personave të parë që reaguan, Shtetet e Bashkuara mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës dhe partnerëve të tjerë të angazhuar kundër terrorizmit për t’i mbajtur vendet tona të sigurta. Kurrë mos harroni 9/11”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Facebook. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkosovo.usembassy%2Fposts%2F6862086530484110&width=500&show_text=true&height=519&appId

Leave a Reply