Suharekë, vetura në lëvizje godet një biçikliste

0
436
Foto: Ilustrim

Të enjten, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një biçikliste.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, vetura e ka goditur  biçiklisten, ku përveç dëmeve materiale e njëjta ka pësuar edhe lëndime trupore.

Drejtuesi i automjetit e ka dërguar të lënduarën në urgjencë dhe pas tretmanit mjekësor enjëjta është liruar për në shtëpi.

Leave a Reply