Suharekë: Vetura godet këmbësorin, arrestohet i dyshuari

0
43

Një këmbësor është lënduar pasi që është goditur nga një veturë në fshatin Leshan të Suharekës.

Policia, përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se këmbësori është dërguar pë tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“Ka ndodhë një aksident trafiku të përfshirë një automjet me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësor mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Leave a Reply